×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Fushë, rrahu të fejuarën

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 10:46

    Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të martën në Fushë Kosovë.


    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Fushë Kosovë është arrestuar për dhunë në familje.

    Sipas njoftimit, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje që kishte me të fejuarën e tij, shtetase e Shqipërisë, e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

    Siç bëhet e ditur, viktima pas këtij sulmi fizik ka marrë edhe tretman mjekësor.

    Mirëpo, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!