×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Lipjan, në vazhdimësi përcillte një grua

    Reporteri
    14 Shtator 2024 | 10:09

    Është arrestuar një person në Lipjan.

    Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se i njëjti në vazhdimisht kishte shqetësuar një grua duke e përcjellur atë.

    Në raport, thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Lipjan 13.09.2024-15:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte shqetësuar viktimën femër kosovare duke e përcjellë atë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!