×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Podujevë, fali namazin e drekës në xhami

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 11:10

    Me paraqitjen e rasteve të para me koronavirus, shumë aktivitete janë ndaluar në Kosovë. E aty bëjnë pjesë edhe tubimet dhe falja e namazit në xhami.


    Pikërisht për këtë një person është arrestuar dje nga Policia, pasi i njëjti dyshohet se kishte kryer ceremoni të faljes në xhami në fshatin Lluzhan të Podujevës.

    Sipas policisë i njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, shkruan Reporteri.net.

    “Pas pranimit te informatës se në xhaminë e fshatit është mbajtur ceremonia e namazit të drekës ku i dyshuari mashkull kosovar nuk ka respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia. I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!