×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një polic, kontrabandoi mallra nga Serbia

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 10:43

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar serbë, njëri nga ta zyrtarë policor, pasi që të njëjtit me furgon përmes rrugëve ilegale nga Serbia për në R. Kosovës ishin duke kontrabanduar mallra.


    Rasti ka ndodhur në fshatin Novosellë të Kamenicës.

    “Në furgon kishte një kazan për zierjen e rakisë, dy thasë koncentrat për kafshë dhe tetë paketime të vogla të barnave, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion përkatës”, thuhet në raportin e policisë.

    Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa furgoni me mallra është sekuestruar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!