×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një zyrtar policor, shantazhoi dhe kanosi një person

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 16:48

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar një zyrtar policor në Pejë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “shantazh”, “kanosje” dhe “ngacmim”.


    Sipas njoftimit, informacionet e para lidhur me këtë rast nga IPK-ja janë pranuar përmes një ankese të adresuar te Inspektorati Policor rreth një javë më herët.

    Bazuar në autorizimet ligjore, hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore duke përfshirë sekuestrimin e përkohshëm të një telefoni mobil në cilësi të provës materiale si dhe intervistimin e të dyshuarit.

    Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor (të dyshuar në këtë rast) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprat penale “shantazh”, “kanosje” dhe “ngacmim”.

    Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!