×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një zyrtare e Komunës së Prishtinës – keqpërdori pozitën

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 15:19

    Një zyrtare  Komunës së Prishtinës me inicialet N.D., viti i lindjes 1980 është arrestuar nga Policia e Kosovë pasi e njëjta me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka keqpërdorur pozitën e saj dhe nga muaji mars deri në tetor 2019, ka lëshuar vërtetime të pagesave të tatimit në pronë pa dëshminë se personat në fjalë janë të liruar nga kjo taksë prej 10 euro (vërtetime për regjistrimin e automjeteve).


    E dyshuara është dërguar në mbajtje 48 orë, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë:

    Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) Prishtinë, pasi ka pranuar informatën për keqpërdorime dhe shkelje ligjore në Komunën e Prishtinës, ka ndërmarrë veprime konkrete hetimore.

    Dyshimet hidheshin mbi një të dyshuar në sektorin e pagesave të tatimit në pronë.

    “Pas hetimeve disa javore, hetuesit e NJRHKEK-së, kanë ardhur në përfundimin se e dyshuara N.D., viti i lindjes 1980, f/k/sh, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka keqpërdorur pozitën e saj dhe nga muaji mars deri në tetor 2019, ka lëshuar vërtetime të pagesave të tatimit në pronë pa dëshminë se personat në fjalë janë të liruar nga kjo taksë prej 10 euro (vërtetime për regjistrimin e automjeteve)”, thuhet në njoftimin.

    Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore të nevojshme, sigurimit të dëshmive, intervistimit të dëshmitarëve dhe intervistimit të të dyshuarës në prezencën e avokatit, në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë, e dyshuara dërgohet në mbajtje prej 48- orë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!