×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet personi që filmoi aksidentin e rëndë në Gjilan ku humbi jetën një 26 vjeçar

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 10:45

    Në qytetin e Gjilanit një person i moshës 26 vjeç i cili po drejtonte një motoçikletë ka humbur jetën në një aksident ku është përfshirë edhe një automjet.


    Lidhur me këtë rast  nga Policia e Gjilanit është arrestuar një person  i dyshuar për fotografim të pa-autorizuar, shkruan Reporteri.net.

    Personi i arrestuar dyshohet se pas një aksidenti me fatalitet që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjilan ka filmuar dhe transmetuar direkt në rrjete sociale gjithë ngjarjen.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka bërë video-incizim dhe postuar direkt përmes rrjeteve sociale, gjendjen e rëndë të një personi i cili ka pësuar aksident trafiku. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!