×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet polici i arratisur gjatë aksionit të mbrëmshëm në Karaçevë

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 14:27

    12 zyrtarë policorë janë arrestuar në aksionin e mbrëmshëm të policisë në Karaçevë të Kamenicës prej të cilëve 9 shqiptarë dhe 3 serbë.


    Ata po dyshohen për veprën kontrabandim dhe organizimin i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

    Në një konferencë për media Inspektorati Policor ka njoftuar se sot është arrestuar edhe një nga policët i cili ka qenë në arrati, shkruan Reporteri.

    Në media është raportuar se zyrtari i arrestuar sot është Ferid Leci, i arratisur mbrëmë dhe i shpallur në kërkim, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari ilegale në zonën e Karaçevës.

    “Kemi 35 persona të arrestuar, prej tyre 12 zyrtarë policorë, kontrabandistë e pronarë të kazinove.  11 zyrtarë policorë, 9 janë shqiptarë, 3 serbë. Sot është arrestuar edhe zyrtari i fundit qe ka qene në liste. Ata janë ndaluar për 38 orë dhe të njëjtit janë suspenduar”, është bërë e ditur nga IPK.

    Nga IPK kanë thënë se kanë edhe zyrtarë të tjerë policorë të dyshuar dhe se aksioni do të vazhdojë edhe më tutje. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!