×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet vushtrriasi i kërkuar nga Policia

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 16:50

    Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë bërë arrestimin e personit që ishte në kërkim me urdhër-arrest.


    Realizimi i urdhëresës është bërë pas një pune operative-hetimore dhe sigurimit të informacioneve  mbi vendndodhjen e personit të kërkuar, si rezultat i informacioneve  njësitet policore në orët e mëngjesit të sotëm në fshatin Lum i Madhë -Vushtrrisë, kanë arrestuar të dyshuarin R. A.,34 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës.

    “Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, konform urdhëresës së gjykatës i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!