×
  • Lajme
  • Lajme

    As NISMA ende nuk i ka emrat e ministrave

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 16:44

    Nisma Socialdemokrate është në pritje të vendimit zyrtar nga Gjykata Kushtetuese për procedimin e mëtutjeshëm për formimin e Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.


    Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, në një intervistë për EO tha se kjo parti e ka mirëpritur vendimin e së enjtes nga Gjykata Kushtetuese, derisa kërkoi që edhe partitë tjera politike që të respektojnë aktgjykimin.

    Shala njoftoi se i kanë nënshkruar marrëveshjet me Lidhjen Demokratike të Kosovës për planin qeverisës.

    “Nisma Socialdemokrate ka mirëprit vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe njëkohësisht kërkojmë nga gjitha subjektet politike të respektojnë një vendim të tillë. Të vazhdohet tradita e respektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Besojmë se shumë shpejt posa  të dalë në plotësi vendimi atëherë te procedojmë si koalicion për formimin e Qeverisë së re”, u shpreh Shala.

    Ai tha se si koalicion i kanë mbi 62 numra për thirrjen e seancës për votimin e Qeverisë në bashkëpunim me AAK-në, Listën Serbe e minoritetet e tjera.

    Mes tjerash, Shala bëri të ditur se Nisma do të ketë postin e zëvendëskryeministrit si dhe Ministrinë e Tregtisë e Industrisë dhe Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale.

    “Ne jemi në kontakt permanent, kemi kontaktuar edhe dje pas daljes se vendimit. Po sa të marrim në plotësi zyrtarisht aktgjykimin procedojmë me formimin e Qeverisë.

    “Ne jemi dakorduar, kemi marrëveshje të nënshkruara edhe për programin e ri qeverisës. Numrat janë nënshkrimet janë mbi 62 deputetëve  për thirrjen e seancës”.

    “Sa i përket ndarjes së pozitave në Qeverinë e re, marrëveshja është e përfunduar nga Nisma qeveria e ardhshme do të udhëhiqet me postin e zëvendëskryeministrin, ministrinë e Tregtisë e Industrisë dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe në poste të zëvendësministra.

    Ndër të tjera, Shala shtoi se Nisma ende nuk ka vendosur për emrat e ministrive, por para seancës do të bëhen publik.

    “Nisma ende nuk i ka vendosur emrat për ministra, besoj shumë shpejt, para se të thirret seanca për formimin e Qeverisë se re, emrat do të jenë publik”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!