×
  • Lajme
  • Lajme

    Asambleja e OKB’së, Rama kërkon miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Martyt, këtë e quan “dështim monumental”

    Reporteri
    24 Shtator 2022 | 18:41

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar miratimin e rezolutës së propozuar nga Kuvendi i Shqipërisë kundrejt raportit të Dick Martyt.

    Sipas Ramës, nuk ekziston asnjë provë që mbështet atë që thuhet në këtë raport, i propozuar nga Dick Marty në vitin 2011, ku ushtria e Kosovës akuzohet për trafikim të organeve, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Në 2011, u soll raporti i Dick Marty ku akuzohej ushtria e kosovës për trafikimin e organeve, duhet të ishte paguar si tregimtar, por jo si raportues i Këshillit të Europës. Jo vetëm që shumë i besuan, po u shndërruan në faktorë kyç për ngritjen e dhomave të specializuara dhe u bë një nga rastet më të rënda të manifestit kundër pavarësisë së Kosovës. Asnjë grimë prove apo treguesi nuk u gjet askund në Kosovë dhe asnjë vend tjetër”, tha Rama.

    Kështu ai ka lobuar të pranohet kërkesa e Shqipërisë për raport vijues.

    “Ne mendojmë që Asambleja do të nevojë të vërtetën dhe do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë e një organizatë kaq të rëndësishme”, tha Rama.

    Tutje, Rama e konsideron të padrejtë faktin se ish-presidenti Thaçi u arrestua nga Gjykata Speciale dhe u mbajt një vit pa asnjë aktakuzë ndaj tij.

    “E megjithatë, dhomat e specializuara kanë arrestuar pa padi Hashim Thacin, ai priti një vit në burgim deri sa u akuzua zyrtarisht, imagjinojeni njëherë, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për një vit të tërë pa asnjë akuzë zyrtare, as edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!