×
  • Lajme
  • Lajme

    Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rrahmani për Shpend Ahmetin: Një kryetar i tillë si duhet askujt

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 10:11

    Kuvendarët opozitarë akuzojnë ekskluzivisht për këtë gjendje kryetarin Shpend Ahmeti


    Komuna e Prishtinës ka dështuar t’i përmbushë objektivat buxhetore të vitit paraprak. Sa u përket investimeve kapitale, nga Komuna është shpenzuar vetëm 40 për qind e buxhetit të paraparë, teksa kanë tepruar 30 milionë euro. Kuvendarët opozitarë akuzojnë ekskluzivisht për këtë gjendje kryetarin Shpend Ahmeti, shkruan sot Zëri.

    Në ndërkohë për mosshpenzimin e buxhetit për investime kapitale ka reaguar edhe Eman Rrahmani, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunë, e i cili ka thënë se përveç bartjes së një pjese të buxhetit të vitit 2019, ka bartje edhe nga vitit 2018. “Komuna e Prishtinës këtë vit nuk ka arritur ta shpenzojë në investime kapitale as bartjen e vitit 2018. Nga 25 milionë sa ka qenë bartja nga viti 2018, në vitin 2019 ajo ka shpenzuar vetëm 19 milionë euro, pra përveç buxhetit të vitit 2019 do të kemi edhe 6 milionë euro të bartura nga viti 2018. Edhe pse po i dyfishon kostot e projekteve, siç është ai i Tregut të Qytetit dhe shumë projekteve tjera, prapë nuk po arrin ta shpenzojë buxhetin e Komunës. Një kryetari i tillë nuk i duhet askujt”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!