×
  • Lajme
  • Lajme

    Askush nuk e di kur do hapet ura e Ibrit

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 23:04
    Ura e Ibrit

    Edhe pse punimet për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër kanë përfunduar, më nuk është diskutuar se kur do të bëhet përurimi i saj në mënyrë që qytetarët nga të dy anët e qytetit të mund të lëvizin lirshëm.


    Në fund të vitit të kaluar, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri paralajmëroi se ura mbi lumin Ibër do të hapet.

    Madje, Bahtiri kishte thënë se do të realizonte një ceremoni të veçantë ku në përurimin e kësaj ure do të merrte pjesë edhe këngëtarja me famë botërore ‘Shakira’.

    Mirëpo, këtë vit entuziazmi i tij duket se është shuar.

    Kreu i Mitrovicës Agim Bahtiri është ankuar pse pyetet kur do hapet ura.

    “Pse po ma bëni këtë pyetje, po çuditna”, ka thënë Bahtiri për lajmi.net.

    Ndërsa nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë duke mos dhënë ndonjë datë për hapjen e urës kryesore, kanë thënë se punimet për rivitalizimin e saj janë teknikisht të kompletuara.

    “Punimet për rivitalizimin e urës kryesore në Mitrovicë janë teknikisht të kompletuara. BE po punon me Beogradin dhe Prishtinën”, thuhet në përgjigjën e kësaj Zyre për lajmi.net.

    Të njëjtit kanë shtuar se të gjitha marrëveshjet e dialogut duke përfshirë atë lidhur me urën kryesore duhet të zbatohen në tërësi sa më shpejt që të jetë e mundur.

    Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian për rivitalizimin e urës kryesore në Mitrovicë ka nisur më 14 gusht të vitit 2016. Për të janë investuar 1 milion e 45 mijë euro.

    Ndërsa marrëveshja në mes Prishtinës dhe Beogradit për lirinë e lëvizjen është arritur më 25 gusht të vitit 2015 në Bruksel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!