×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë i vdekur në 24 orët e fundit nga coronavirusi, 54 raste të reja

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 15:01

    Në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë, ndërsa nuk është regjistruar asnjë vdekje.


    IKSHP njofton se 72 persona janë shëruar.

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 26 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime.

    Njoftimi i IKSHP-së:

    72 TË SHËRUAR DHE 54 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.457.

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 26 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
    Mbani higjienën!
    Respektoni distancën!

    https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.527771290684213/3129636737164309/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDIJcBwFS-xnUGtBeFcK3INScCxP-CgmLzd9vRo5NxopmMI1p7Bxvcik580bgn34A6OX0-LFNISQMyEddSxz16VoQFGeqoX5b8pPRDxQlf7oDmkgiGFVTzPVg1KmmnyFwQ5Z1dmc3D9MMN5-8IlDfXOnHg2uT8NzC2hTpYDo_KLvxANEG2Jss7JWQV-__wahZQNzAKfrOOIphTxelDudeKwbhVrEpI7w4XNjaT3T_A3mHa3nuJF02G5oEcr9RyKBJna4nqxmtvaq3lU9uAXzoywHUKWKcFTXel09gBkQ-TsQSWzRJOoXApdQ90JK0ss3vpqFgoUYa4xHuwEBspldsUfwQ&__tn__=-R

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!