×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë i vdekur nga COVID-i në Kosovë, 124 raste të reja

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 15:02

    Në 24 orët e fundit, për fat të mirë, në Kosovë nuk u regjistrua asnjë i vdekur nga COVID-19.


    Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka thënë se nga 974 mostra të marrë, kanë rezultuar 124 raste të reja, shkruan Reporteri.net.

    “Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19”, ka thënë Zemaj.

    Ndërkohë, ai ka thënë se Prishtina prinë me numrin e të infektuarve, duke e quajtur shqetësues numrin. Ai ka paralajmëruar se mund të ketë ndonjë vendim të veçantë për kryeqytetin, meqë rastet janë rritur.

    “Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve. Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid. Para një vendimi ndyshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve!”, ka shtuar Zemaj.

    Sidoqoftë, në fund ministri u ka bërë apel qytetarëve që t’ju përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!