×
  • Lajme
  • Lajme

    Astrit Haraqija “thumbon” Kurtin: Qysh don me u bo Kryeministër e ulesh në lindje, e jo në perëndim…

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 8:27

    Ish- ministri i Kulturës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija e ka thumbuar Albin Kurtin, i cili e shikoi nga tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”, ndeshjen ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.


    Haraqija duke e komentuar pjesën lindore nga po e shikonte ai ndeshjen, tha se si po do që Kurti të bëhet kryeministër, kur ulet në lindje e jo në perëndim.

    “Qysh don me u bo Kryeminster kur ulesh në lindje, e jo në perëndim. Mazamakeq per ne!”, ka shkruar Haraqija në profilin e tij në Facebook.

    Ndryshe, Albin Kurti, i cili doli fitues në zgjedhjet e 6 tetorit, është kritikuar shpesh për qëndrimin e tij në raport me përfaqësuesen e Kosovës në futboll.Madje, Kurti deri vonë fare nuk e përmendte ekipin e Kosovës në futboll, duke e mbështetur vetëm ekipin kuqezi.

    Vetë Albin Kurti, pas ndeshjes ka uruar edhe Kosovën edhe Shqipërinë për fitoret e arritura në kuadër të kualifikemeve për Evropianin.

    “Teksa Kosova shënoi 2 gola në portën e Malit të Zi në Prishtinë, merrnim mesazhet për 4 golat e Shqipërisë si mysafire në Moldavi. Dy skuadrat tona na gëzuan sonte 6 herë. Dhe, nuk morën asnjë gol. Sulmuan bukur e suksesshëm. U mbrojtën mirë e pa siklet. Shkëlqejnë shqiptarët, sado pak mundësi kur kanë.”, ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!