×
  • Lajme
  • Lajme

    ATK pranon afër 4 mijë denoncime nga qytetarët për rritje të çmimeve

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 17:54

    Përmes linjave të hapura të cilat janë në dispozicion nga ora 08:00 deri në 22:00, vetëm dje nga qytetarët janë raportuar 378 rast për bizneset, tek të cilat dyshohet se kanë rritur çmimet e artikujve ushqimorë dhe atyre farmaceutikë, si dhe shkeljeve tjera, kanë njoftuar nga ATK-ja.


    Nga 378 raste të raportuara, 202 prej tyre kanë qenë raportime për rritje çmimesh dhe parregullsi tatimore, ndërsa 176 thirrjet tjera janë thirrje për biznese që punojnë edhe pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbyllje. Po ashtu, nga totali i thirrjeve të ditës së djeshme, tre raste janë raportuar përmes e-mail.

    Që nga data 12 mars kur është marrë vendimi nga Ministria e Financave dhe Transfereve e deri më datë 17 mars,  janë pranuar 3,321 thirrje për parregullsi tatimore dhe rritje çmimesh, ndërsa në  totale  përfshirë edhe denoncimet tjera, janë pranuar 3,812 thirrje/denoncime.

    Për të gjitha rastet e raportuara janë zhvilluar 1,040 aktivitete në teren nga inspektorët tatimor, për të cilat do të ndërmerren masa ligjore, në bashkëpunim me inspektoriatin e tregut dhe prokurorin. Vlen të theksohet se diferenca e raportimeve me aktivitetet në teren,  është pas që qytetarët kanë raportuar me dhjetëra herë për biznese të njëjta.

    ATK fton të gjithë qytetarët që të raportojnë në këto dy linja telefonike: 0800 80 800 e cila është pa-pagesë dhe 038 222 165  e cila aktualisht është me pagesë. Këto dy linja do të jenë të hapura çdo ditë për raportim nga ora 08:00 deri në orën 22:00./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!