×
  • Lajme
  • Lajme

    Austria: Kosova do të furnizohet me 95 mijë vaksina kundër COVID-19 deri në gusht

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 20:12

    Ambasada Austriake në Kosovë ka njoftuar se sot në Kosovë kanë arritur 4 mijë e 680 doza të vaksinave antiCOVID, gjersa deri në muajin gusht Kosova do të furnizohet me gjithsej 95 mijë vaksina, të cilat janë të financuara nga Bashkimi Evropian dhe janë siguruar nga shteti austriak.


    ” Kjo do kontribuoj në përgatitjen e planit të vaksinimit, duke vaksinuar fillimisht personelin shëndetësor në front të parë si dhe grupet e rrezikuara.”

    Kurse, ambasadori austriak, Christoph Weidinger tha se për Austrinë është nder i veçantë dhe vepër solidarizimi me qytetarët e Kosovës, ta mundësojë transferimin e këtyre dozave; sepse, hapësirat e pambuluara në hartën e vaksinimit, pavarësisht ku janë ato, paraqesin rrezik për të gjithë ne.

    “Është madhështore të shohësh se vetëm pak ditë pas paralajmërimit të Ministrit austriak për punë të jashtme z. Alexander Schallenberg, presidentes së Komisionit Evropian znj. Ursula von der Leyen dhe komisionerit z. Olivér Várhelyi, është realizuar furnizimi me vaksinat më se të nevojshme kundër Covid.”

    Për Austrinë është nder i veçantë dhe vepër solidarizimi me qytetarët e Kosovës, ta mundësojë transferimin e këtyre dozave; sepse, hapësirat e pambuluara në hartën e vaksinimit, pavarësisht ku janë ato, paraqesin rrezik për të gjithë ne. Nuk duhet të harrojmë se askush nuk është i sigurt, përderisa nuk janë të gjithë të sigurt! Të jeni të sigurt, se Austria ka qëndruar dhe do qëndroj edhe më tej përkrah popullit të Kosovës!”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!