×
  • Lajme
  • Lajme

    Austria vlerëson lart marrëveshjen e Washingtonit, Kurtz kërkon zbatimin e saj

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 12:53

    Kancelari austriak, Sebastian Kurz e ka vlerësuar lartë marrëveshjen e Washingtonit, ndërsa i ka përgëzuar liderët e Kosovës dhe Serbisë për gatishmërinë e bashkëpunimit, nga i cili sipas tij përfitojnë të gjitha shtetet e rajonit.


    Shefi i qeverisë vjeneze, këto komente i bëri pas takimit që pati në Bernë me presidenten e konfederatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga.

    Sipas tij, tash u mbetet palëve që ta respektojnë dhe zbatojnë këtë marrëveshje, e paashti edhe ato të nënshkruara në Bruksel.

    Kurz iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta harrojnë të kaluarën e hidhur, dhe të mendojnë për të ardhmen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!