×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis vendosja e fotografisë së presidentes Vjosa Osmani në institucione

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 11:37

    Valon Prestreshi, Kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ka vendosur fotografinë zyrtare të presidentes, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.


    Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, teksa ka shkruar “Asgjë më shumë, vetëm duke i zbatuar dispozitat ligjore”.

    Zyra e Presidentit ditë më parë ka njoftuar se fotografia zyrtare e presidentes Osmani është përzgjedhur nga një komision i përbërë prej katër artistëve, përfaqësuesi i protokollit të shtetit, përfaqësuesi i protokollit të Kuvendit të Kosovës dhe dy përfaqësues nga Presidenca e Kosovës.

    “Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e Presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!