×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    AUV refuzon për import një ngarkesë prej 26 tonë mish të shkrirë, erdhi nga Brazili

    Reporteri
    23 Korrik 2024 | 18:34

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka refuzuar importin e një ngarkese me mish gjedhi të shkrirë prej 26 tonë, gjatë kontrollit inspektues në piken kufitare të kontrollit ‘’Porti i Durrësit’’, shkruan Reporteri.net.

    AUV ka thënë se kjo bie në kundërshtim me kriteret ligjore të sigurisë se produktit.

    “Inspektori menjëherë ka vendosur për refuzim të importit. Sipas certifikatës  se ngarkesës dhe dekleracionit-etiketës se produktit, ai është dashur të ruhet në temperaturën nën -18 gradë. Në shikim të pajisjeve matëse të mjetit transportues, dhe matjeve plotësuese me pajisje të vetë inspektorit. Ka rezultuar, se produkti nuk është ruajtur në përputhje me normat ligjore të përcaktuara për nivelet maksimale të temperaturave për produkte të ngrira. Po ashtu në shikim vizual vërehet se ngarkesa ka rrjedhje si shkak i mos funksionimit të duhur të pajisjes ftohëse”, thuhet në njoftim.

    Sipas AUV, ngarkesa ka qenë me origjinë nga Brazili, në sasi prej 26 mijë e 22 kilogramë bruto.

    “E transportuar me anie, produkti i vendosur në kontejner ftohës, i dedikuar për transport të mallrave ushqimore. Vigjilenca dhe profesionalizmi i inspektorit në rast, ka bërë qe ngarkesa të detektohet shpejt, në të njëjtën kohë masa, veprimi është në përputhje me procedurën dhe ligjet në fuqi. Gjatë gjithë kohës AUV në bashkëpunim me Doganat dhe Policinë e Kosovës, punojnë qe secila ngarkesë, qe ka për destinacion tregun e vendit tonë, paraprakisht të marrë të gjitha vlerësimet profesionale të bazuara në ligje. Të cilat garantojnë se produktet e destinuara për konsum janë të sigurta”, thuhet tutje në njoftim.

    Kjo ngarkesë ose do të kthehet në vendin e origjinës ose do të asgjësohet.

    “Ngarkesa është e bllokuar-bllombuar dhe nën mbikëqyrje të autoriteteve kufitare të Kosovës. E cila do të kthehet në vendin e origjinës ose sipas procedurës, nëse pala parashtron kërkesë për asgjësim, asgjësimi kryhet nën mbikëqyrje”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!