×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti: Kurti sot nuk e shkarkoi Agim Veliun por vetën e tij

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 17:31

    Ka reaguar ashpër edhe Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, rreth shkakrimit të Agim Veliut nga posti i Ministrit të Brendshëm. Hoti tashmë ka lënë të nënkuptohet se Qeveria i ka ditët e numëruara. Tha se Kurti më këtë veprim e ‘shkarkoi vetën’.


    Ky është statusi i plotë:

    Vëmendja jonë ka qenë dhe është tek menaxhimi i situatës, jo tek lojërat politike.
    Vendim i Kurtit tregon mungesë totale të përgjegjësisë institucionale dhe ndjeshmërisë ndaj situatës nëpër të cilën po kalojmë si shoqëri, por edhe të mungesës së etikës në bashkëpunim me partnerë.

    LDK-ja funksionin ndryshe, si në parti ashtu edhe në institucione. Zyrtarët e saj shfaqin lirshëm mendimin e tyre mospajtues me udhëheqësin, por ata në të njëjtën kohë janë të përgjegjshëm ndaj detyrave që kanë.

    Duket qartë se Kurti nuk funksionon kështu. Keq për të.

    Sot Kurti nuk e ka shkarkuar z.Veliu, por veten e tij, duke ikur kështu nga përgjegjësitë shtetërore ndaj qytetarëve në një moment të vështirë për të gjithë.

    Sigurojmë qytetarët e vendit se asnjë veprim i yni që do të pasojë nuk do të prekë mirëqenien e tyre, përkundrazi do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar shëndetin e publik dhe stabilitetin politik të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!