×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti nuk e di nëse do të mbahet takimi 28 shtatorit në Bruksel

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 11:20

    Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media ka mohuar zërat se do të flitet për Asociacionin në Bruksel.


    Ai ka thënë se kjo temë nuk do të hapet.

    “Për Asociacionin, kjo temë nuk diskutohet është mbyllur me marrëveshjen e 2013. Nuk hapet kjo temë”, ka thënë Hoti, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur nëse do të mbahet takimi i ardhshëm në Bruskel, ai ka thënë se nuk e di këtë gjë.

    “Nuk e di a do të mbahet takimi në Bruksel, por vazhdimi i dialogut duhet të ndodhë sepse është në interes të gjithë rajonit që të mbyllet kjo çështje”, tha Hoti.

    Ky takim është paraparë të mbahet më 28 shtator. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!