×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti: Për disa javë negociuam që të mos prishen raportet me Amerikën, nuk gjetëm gjuhë të përbashkët

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 20:29

    Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se arsyeja e vërtetë pse LDK-ja po e merr hapin për rrëzimin e Qeverisë janë raportet me Amerikën.


    Në një paraqitje me telefon në emisionin Rubikon, Hoti tha se ka disa javë që kanë qenë duke negociuar për heqjen e taksës.

    “E kemi lutur zotin Kurti që të jemi të kujdesshëm dhe të promovojmë partneritet me SHBA. Ka qenë e pamundur të gjejmë gjuhë të përbashkët. Ja kemi bërë të qartë edhe pozicionin tonë se para se të qëndrojmë në qeveri, na intereson partneriteti me SHBA. Sot kaq enë një veprim tjetër, tepër i ngutshëm, i pa konsultuar dhe kundër marrëveshjes”, ka thënë Hoti.

    Ai ka thënë se nuk e din nëse do të ketë zgjedhje të reja apo do të ketë modalitete të ndryshme të qeverisjes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!