×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti thotë se Vjosa Osmani pa LDK-në është zero

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 8:08

    Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti beson se është ringjallur partia e tij.


    “Ka ringjallje të madhe të LDK-së, për shkak të këtij sllogani që kemi nxjerrë. Nuk jemi parti sezonale, kemi struktura edhe në lagje të fshatrave.”

    Ai u shpreh se nuk kanë vija të kuqe me asnjë nga partitë, por që me VV-në është e vështirë të bëjnë koalicion.

    “Në parim nuk kemi vija të kuqe me partitë e tjera se është e natyrshme se duhet koalicione për të formuar institucionet. Do të jetë e vështirë që të bëjmë koalicion me LVV-në. Nuk është çështje personale”

    Tutje, ai shtoi se Vjosa Osmani nuk do të marr asnjë votë të LDK-së.“Asnjë votë e LDK-së nuk shkon në LVV. Pa LDK mbrapa është zero. Njerëzit e LDK-së nuk e votojnë LVV”, u shprehë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!