×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdyli i reagon Mustafës: Isa më paska quajtur jashtëqitje, unë nuk lëshohem në fyerje të ulëta personale

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 23:25

    Kanë vazhduar përplasjet mes ish-kryeministrit, Isa Mustafa dhe ish-bashkëpartiakut të tij, Haxhi Avdyli. Ky i fundit i reagoi Mustafës për kritikat që drejtoi ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti sa i përket liberalizimit të vizave, duke e quajtur “pensionist idhnak”.

    Por ishte Mustafa ai që iu kundërpërgjigje duke thënë se “Me u marrë me Haxhi Avdylin është si me u marrë me jashtëqitjet”.

    Ndaj kësaj deklarate të Mustafës dhënë për Lajmi.net i menjëhershëm ishte reagimi i Haxhi Avdylit.

    “Isa më paska quajtur jashtëqitje. Unë debatin politik e mospajtimet do i mbaj në nivelin e debatit politik e asnjëherë s’do lëshohem në fyerje të ulëta personale. Vetëm shprehi keqardhje për fjalorin e tij. Poashtu ndjehem mirë që këtë lloj politikani me këso mendësie tashmë qytetari e ka dërguar në penzion e harresë historike”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”, përcjell Reporteri.net.

    Isa Mustafa: Me u marrë me Haxhi Avdylin është si me u marrë me jashtëqitjet

    Ish-bashkëpartiaku i reagon Isa Mustafës: I pafytyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon

    “Me pas veç pak fytyrë…”, Isa Mustafa thotë se Vjosa Osmani e Albin Kurti i lanë kosovarët pa viza, i përmend edhe faktet

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!