×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdyli: Situata me virusin në Kosovë është më e mirë se që ishte vitin e kaluar

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 10:52

    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se Kosova është më mirë e përgatitur në përballje me koronavirusin tash, në krahasim me një vit më herët.


    “Ky variant i virusit korona po e bënë të vetën, e po sillet në mënyre agresive. Është një situatë më e mirë se vitin e kaluar, meritat nuk i jepen vetëm Arben Vitisë, por edhe ish-ministrit Armend Zemaj. Sot kapacitete spitalore janë më të përgatitura se vitin e kaluar. Kemi oksigjen përmes cisternave e jo përmes bombolave. Ky është një lajm i mirë se edhe nuk ka problem për shtretër. Furnizimi me barna ka përmirësim”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!