×
  • Lajme
  • Lajme

    Avni Çakmaku i partisë ‘Fjala’ e ofendon me nënë gazetarin live në emision

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 22:22

    Përfaqësuesi i Partisë Fjala, Avni Çakmaku e ka ofenduar rëndë gazetarin Visar Duriqi ‘live” në emisionin “Prime Time” në Kanal 10, ku po diskutohej për publikimin e karikaturave të profetit Muhamed, shkruan Reporteri.net.


    Teksa po përplaseshin gjatë debatit gazetari Duriqi në një moment i tha Çakmakut se po rren.

    Kurse Çakmaku i tha: “U ta lufsha nanën. Po ti kokshe pis”.

    Më pas ka ndërhyrë moderatori Xhemjl Rexha i cili e ka ndërprerë emisionin. Por, është dëgjuar se me pas edhe e gazetari Duriqi tek sa e quan Çakmakun “kastravec”.

    Ndiqeni videon:

    Myslimanët besojnë se publikimi i fotografive të profetëve është blasfemi.

    Një mësues në Francë u vra më 16 tetor pasi ai kishte shfaqur karikatura të Profetit Muhamed para nxënësve të tij.

    Edhe ambasadori i Kosovës në Paris, Qëndrim Gashi po përballet me kritika dhe thirrje për dorëheqje pasi kishte publikuar në rrjetet sociale karikatura të Profetit Muhamed.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!