×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Besnik Berisha kërkon hetim: Truprojat e Thaçit shkelën ligjin

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 20:51

    Avokati Besnik Berisha ka reaguar pasi një incidenti që ndodhi sot ku truprojat e presidentit Thaçi ndaluan një aktivist të VV-së.


    Ai ka thënë se pamjet e publikuara në media flasin për s[ paku dyshim të arsyeshëm për tejkalim te autorizimeve ligjore dhe për ketë duhet te ketë hetim.

    Reagimi i plotë:

    Zyrtaret e Policise se Kosoves jo vetem qe qenkan korite, por edhe e paskan shkelë ligjin. Pike!

    Nuk mund dhe nuk duhet te privohet askush nga liria, perderisa nuk cenon sigurine e personit qe ata ruajne, apo qe nuk tenton kryerjen e nje vepre penale.

    Pamjet ne video nuk justifikojne perdorimin e forces, perkundrazi, ato flasin per se paku dyshim te arsyeshem per tejkalim te autorizimive ligjore dhe per kete duhet te kete hetim.

    Qeveria ne ardhje duhet te denoje veprimet e tilla dhe duhet te percoje mesazh se qytetaret jane te lire te shprehin mendimin e tyre, pa frike se i gjene kjo qe shihet ne video.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!