×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Kadri Veselit sqarohet për deklaratën e tij se “Nazim Bllaca ka vdekur”

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 21:11

    Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se e ka bërë një gabim gjatë deklaratës së tij të sotme, kur tha se “Nazim Bllaca ka vdekur”.

    Në fund të seancës, ai ka thënë se do të sqarohet për këtë deklaratë, por në transmetimin e gjykatës është dëgjuar vetëm një pjesë e fjalisë së tij.

    “Bëra një gabim, thash Nazim Bllaca ka vdekur…”, ka thënë avokati Emmerson.

    Ndryshe, gjatë seancës së sotme në Gjykatën Speciale, avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka thënë se Prokurori i Specializuar po mbështetët te dëshmitari Nazim Bllaca, i cili ka vdekur.

    “Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, që është Nazim Bllaca, që ka vdekur. Ka informacione që në vitin 2019 që ishte një aset serb, i paguar nga Serbia”, ka thënë Emmerson.

    Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe vëllai i Nazim Bllacës, Limani, i cili ka thënë se “Nazimi është shëndoshë e mirë dhe nën mbrojtje ndërkombëtare”./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!