×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i njërës prej edukatoreve të çerdhes “Gëzimi ynë”: Nuk është siç po shihet, rasti është hiperbolizuar

    Reporteri
    19 Shtator 2023 | 13:12

    Avokati i njërës prej edukatoreve të çerdhes “Gëzimi ynë”, Bajram Zogiani, ka deklaruar se rasti nuk është siç shihet por që është hiperbolizuar.

    Sipas tij, kjo është bërë  ‘e madhe’ nga mediat e më pastaj nga familjarët.

    Në një deklarim para gazetarëve, Zogiani mohoi akuzat për keqtrajtim, teksa tha se qëllimi i edukatores ishte mbrojtja e fëmijës.

    “Unë jam avokat i Naime Musa, intervistimi ka zgjat 40 minuta, kjo çështje është duke u zmadhuar së tepërmi, së pari nga mediat e më pastaj nga prindërit”.

    “Akuzë nuk ka ende, ajo po akuzohet për sjellje jo të mirë e që nuk është e vërtetë. Është një punëtorë e që punon që 24 vjet në këtë institucion dhe që nuk ka qenë në asnjë procedurë gjyqësore. Unë i kam parë pamjet dhe ajo fillimisht është ndalesë që mos të dalë jashtë dhe nuk ishte duke e përballuar vendosjen në çerdhe”, tha avokati./EO

    “Edukatoret po intervistohen nga policia”, Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë: S’do ta quaja dhunë deri sa të vërtetohet nga ekspertët

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!