×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Shyhrete Berishës, kandidati i vetëm për Avokat të popullit

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 18:53

    Avokati i të mbijetuarës në Masakrën e Suharekës, Shyhrete Berisha, Naim Çelaj ka marrë 32 vota duke e hequr kështu nga gara kandidatin Xhavit Shala , i cili mori 22 vota, shkruan Portali.info.


    Në mungesë të kuorumit Çelaj nuk ka arritur të zgjedhet Avokat i Polullit, por seanca e Kuvendit pritet të vazhdojë të hënen në ora 12.

    Kujtojmë së Çelaj, ishte avokati i vetëm që ia hapi derën të mbijetuarës së masakrës së Suharekës, Shyhrete Berishës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!