×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Koci: Brenda 6 muajve do ta marrim vesh se kush është i akuzuari i parë i Speciales

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 21:08

    Avokati, Arianit Koci, ka thënë se brenda gjashtë muajve të ardhshëm do të kemi aktakuzën e parë të lëshuar nga Gjykata Speciale.


    E Koci thotë se kjo vetëm e vërteton diçka që ai kishte thënë më herët.

    “Kam thënë që vendimet e Speciales nuk janë të lidhura me vendimet politike. Kjo po vërtetohet”, thotë ai.

    Tutje ai tregon se kur pritet të jetë aktakuza e parë.

    “Brenda 6 muajsh i akuzuari i parë do të marrë vesh që ka filluar çeshtja ndaj tij”, tha Koci.

    “Gjyqtari i procedurës e merr dhe e trajton mirë lëndën. Brenda gjashtë muajve do të jetë aktakuza e parë. Pra ka shanse që pas 3 maujve të kemi zhvillime të reja. Duhet që gjyqtari të merr në shqyrtim çështjen paraprake”, ka deklaruar ai për T7, shkruan Reporteri.net.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka raportuar sot se Prokuroi i Specializuar ka njoftuar Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës se ka ndërmend të fillojë procedime penale para Dhomave të Specializuara dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin.

    Reporteri.net, ka siguruar dy vendimet që tregojnë se Dhomat e Specializuara tashmë kanë caktuar një gjyqtar për procedurë paraprake. Të dyja këto zhvillime ndodhen para 10 ditësh në Hagë, por deri më sot u klasifikuan si konfidenciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!