×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Tomë Gashi: Përgjegjësit për rastin Dehari do të ndiqen penalisht

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 10:27

    Avokati i Familjes Dehari, Tomë Gashi, thotë se të gjithë përfshirët në rastin e Astritit do të ndiqen penalisht.


    Ai thotë se me rastin nuk do të merret Prokuoria e Prizrenit dhe as hetuesit që sipas tij qëllimshëm ndryshuan kahjen e hetimit, shkruan Reporteri.net.

    “Ngadalë por sigurt të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në çfarëdo mënyre në vrasjen e Astrit Deharit, shtytjen për vrasje, fshehjen e vrasjes do të ndiqen penalisht. Rasti më nuk është në Prokurorinë në Prizren, dhe as hetuesit që e ndryshuan qëllimisht kahjen e hetimit nuk do të kenë më çasje në lëndën e aktivisitit të Lëvizjes Vetëvendosje që u vra për arsye politike”, ka shkruar avokati Gashi në Facebook.

    Kujtojmë se sot Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë vendim që rasti i Astrit Deharit, të kaloj nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!