×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati zbulon kërcënimet e rënda: Mbi 11 mijë mesazhe kërcënuese i shkuan Zana Avdiut

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 21:19
    Zana Avidu, aktiviste

    Avokati Arianit Koci ka thënë se aktivistja Zana Avdiu i ka marrë 11 mijë mesazhe kërcënuese pas deklaratës së saj për futbollistin, Granit Xhaka.

    Koci ka thënë se ka pasur raste kur i ka mbrojtur klientët të cilët kanë marrë kërcënime, por asnjëherë nuk ka pasur një rast të tillë.

    “Ka pasur kërcënime edhe me dhunim, i kanë thënë se kemi me të dhunu në kodër”, ka deklaruar Koci në Pressing të T7.

    Koci i ka lexuar disa nga mesazhet kërcënuese që Zana Avdiu i ka marrë.

    Këto mesazhe janë dërguar në Polici dhe Koci tha se institucionet janë duke u marrë me këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!