×
  • Lajme
  • Lajme

    Axha i Kryeministrit Kurti: Albini ka armiq edhe të brendshëm

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 21:00

    Xhaxhai i Albin Kurtit, Hamza, që jeton në Sukobinë të Malit të Zi, beson se nipi i tij ka armiq të brendshëm e të jashtëm.

    “Ka armiq të brendshëm edhe të jashtëm. Ajo është me rëndësi. Sikur Kosova të ishte e unifikume, e bashkume, ndryshe do të ishte situata”, ka deklaruar ai.

    69-vjeçari thotë se djali i vëllait të tij është negociator me parime, të cilat kanë vlejtur edhe në muhabetet me të.

    Këto tipare e qëndrime Hamza Kurti beson se nipit s’ia ka ndryshuar pozita.

    “Kur e kam pas unë gabim, ai s’është pajtu kurrë me mu. Edhe ka dalë fjala e tij. Unë si ma i moçmi është dashtë me u tërhjek. Pse? E kam pa që e ka me të drejtë. S’është i korruptum, edhe atë s’mundet me e shantazhu kërkund sepse nuk ka korrupsion te ai”, ka thënë axha i Kurtit për Klan Kosova.

    Sukobina është vendlindja e Zaim Kurtit, babait të kryeministrit kosovar, i cili më pas u zhvendos për të jetuar në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!