×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmon babai i Agon Musliut: Pse ju të Vetëvendosjes nuk e thoni asnjë fjalë në Kuvend për djalin tim

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 14:29

    Naim Musliu, babai i Agon Musliu që vdiq në qendrën e karantinës ka hedhur akuza në drejtim të ish-qeverisë Kurti për rastin e djalit të tij.


    Ai ka thënë se djali i tij ka vdekur në duart të shtetit.

    “Djali im ka vdekur në duar të shtetit, a është fakt. Pse në parlament nuk e thoni asnjë fjalë për Agonin ju të Vetëvendosjes. Vendosja në karantinë ka qenë e kundërligjshme”, ka thënë Naim Musliu në komisionin parlamentar hetimor, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se asnjë deputetët s’ka bërë asgjë dhe nuk janë duke bërë për djalin e tij.

    Ai thotë se djali i tij u dërgua në “burgun” e Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe është me motive politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!