×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i Astrit Deharit: Nëse nuk respektohet vullneti i popullit, në Kosovë merr fund demokracia

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 18:05

    Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, i cili po merr pjesë në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë që beson që zgjedhjet në Kosovë janë e vetmja zgjidhje.


    “Nëse nuk respektohet vullneti i popullit që shprehet përmes zgjedhjeve, atëherë demokracia ka marë fund”.

    Dehari për Klan Kosova, ka thënë se institucionet nuk duhet të luajnë me vullnetin e popullit.

    “Klane të ndryshme e grabisin pushtetin dhe vullnetin e popullit e marrin nëpër këmbë”, është shprehur Dehari.

    Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për “provën e dytë për protestë”, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!