×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai nga Peja i rrah fëmijët e tij, pastaj i mbyll në shtëpi dhe nuk u jep as ushqim

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 9:40

    Një person në Pejë është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tij të mitur.


    Sipas policisë, personi pasi kishte rrahur fëmijët i kishte mbyllur brenda në shtëpi duke mos u kujdesur as për ushqimin e tyre.

    Njëri nga fëmijët ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar për kontroll mjekësore, në repartin e psikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur viktimës femër kosovare si dhe fëmijëve tjerë të tij, të cilët i kishte mbyllë brenda në shtëpi duke mos u kujdesur as për ushqimin e tyre. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari fillimisht është dërguar për kontroll mjekësore në repartin e psikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!