×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri: Do jem kryetar i Mitrovicës edhe për dy mandate radhazi

    Reporteri
    22 Shkurt 2020 | 23:07

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka quajtur të pavërteta dhe tendencioze lajmet ku thuhet si ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.


    Madje ai ka shtuar se do të jetë kryetar i Mitrovicës edhe për dy mandate radhazi.

    “Nuk e kam menduar asnjëherë dorëheqjen e as që do të ndodh, përkundrazi do të jem kryetar i Mitrovicës edhe për dy mandate radhazi, sepse nuk mund t’ua lë në duar qytetin tim atyre që e shkatërruan dhe ia humbën dinjitetin”.

    “Asnjë agjendë mediale, qoftë edhe e sponsorizuar nga kundërshtarët politik, nuk do ta ndalë hovin e punës së ekipit tim, ku të gjithë drejtorët po bëjnë punë të shkëlqyer”.

    Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!