×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajram Gecaj i LDK-së thotë se Vetëvendosje nuk ka më shumë se 10% të vullnetit të përgjithshëm popullorë

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 16:43

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së fundmi është shprehur i bindur se bashkë me kryekuvendaren Vjosa Osmani do t’i marrin 50% të votave në zgjedhjet e ardhshme paralamentare.


    Por këtë deklaratë të Kurtit po e rrëzon Bajram Gecaj, zyrtar i LDK-së, njëherit shef i kabinetit të Agim Veliut, që sipas tij Vetëvendosje përfaqëson më pak se 10 % të vullnetit të përgjithshëm popullorë, shkruan Reporteri.net.

    Gecaj përmes një postimi në Facebook shkruan se organizatat ndërkombëtare të cilat merren me partitë politike t’ua mbajnë një trajnim edukues LVV-së në lidhje me zgjedhjet dhe përfaqësimin.

    Postimi i Gecajt:

    11.27 % nuk përfaqëson popullin!

    Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar ka qenë 1.961,213.

    Nga ky trup, LVV ka marrë 221,001 vota. Kjo i bie 11.27 % të tërë trupit votues, e që marrë parasysh edhe qytetarët e moshës nën-18-vjeçare, LVV përfaqëson më pak se 10 % të vullnetit të përgjithshëm popullorë.

    Prandaj, në konstelacion ekzistues të forcave politike, asnjëra parti politike nuk ka të drejtë të thirret në emrin e popullit, por vetëm të elektoratit të tyre. Nëse doni të thirreni në emrin e popullit, duhet të mësoni leksionin bazë të demokracisë, atë të bashkëpunimit në emër dhe për interes të popullit.

    Do të ishte mirë që organizatat ndërkombëtare të cilat merren me partitë politike t’ua mbajnë një trajnim edukues LVV-së në lidhje me zgjedhjet dhe përfaqësimin!

    https://www.facebook.com/bajram.gecaj.1/posts/696712934554115

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!