×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajram Hasani bëhet kryetar i degës së AAK-së në Gjilan

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 20:10

    Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, njëherësh anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  është caktuar kryetar i kësaj partie në Gjilan, shkruan Reporteri.net.


    Hasani këtë detyrë e ka marrë që nga sot, pas një takimi që kryesia e degës së AAK-së në Gjilan ka pasur me kryetarin e kësaj partie Ramush Haradinaj në selinë qenrdore të kësaj partie në Prishtinë.

    Hasani pritet ta ushtrojë këtë detyrë deri në zgjedhjet e reja.

    E tërë kjo ka ardhur pas dorëheqjes së Agim Zuzakut nga detyra e kryetarit.

    Zuzaku ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit të kësaj partie.

    Në letrën e dorëheqjes që ia pati dërguar liderit të AAK-së, Zuzaku ka treguar arsyen e dorëheqjes.

    “Pas çdo procesi zgjedhor, nëse ka rezultate të mira duam t’i marrim meritat, por duhet marrë përgjegjësinë edhe për këto rezultate shumë zhgënjyese”, kishte shkruar Zuzaku në letrën e dorëheqjes.

    Ai pati shprehur zhgënjim në nivelin qendror të partisë për disa arsye.

    “Nuk ka funksionu shtabi, të rinjt janë keqmenaxhu me ose pa qëllime të caktuara. Jam munduar të ruaj unitetin nëpër nëndegë dhe në degë, shumë gjëra jam munduar të mos i shoh e kuptoj për të vetmin qëllim; ndoshta po bëjmë diçka mirë e po arrijmë sukses, por jo”, ka shkruar Zuzaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!