×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Mësimi dështoi qe dy të shtune, të shkarkohet ministrja Nagavci

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 9:29

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka quajtur përgjegjëse ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për dështim të mbajtjes së mësimit dy të shtune me radhë.

    Përpos që tha se Nagavci është përgjegjëse, Bajrami e quajti “kryepërgjegjës” kryeministrin Kurti, pasi thotë se është gabim që po e lejon një ministre të tij “të tallet me mijëra fëmijë e familje”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tutje, nëse dështon edhe të shtunën e ardhshme zëvendësimi i orëve mësimore, deputetja e LDK’së thotë se Nagavci duhet të shkarkohet nga pozita.

    “Kryeministri duhet t’i kërkojë ministres Nagavci që të arrijë sa më shpejt marrëveshje me prindërit për zëvendësimin e orëve të humbura shkaku i grevës. Nëse dështon edhe të shtunën e ardhshme zëvendësimi i orëve mësimore atëherë ministres së Arsimit duhet t’i kërkohet përgjegjësi dhe të shkarkohet menjëherë”, shkroi ajo në një postim në Facebook. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë i saj:

    Kryeministri Kurti duhet t’i kërkojë përgjegjësi Nagavcit për dështimin e zëvendësimit të mësimit, që dy të shtune radhazi

    Arbërie Nagavci është përgjegjëse pse dështoi edhe këtë të shtunë zëvendësimi i orëve mësimore. Kryepërgjegjësi është Albin Kurti i cili po e toleron një ministre të tallet me mijëra fëmijë e familje.

    Kryeministri duhet t’i kërkojë ministres Nagavci që të arrijë sa më shpejt marrëveshje me prindërit për zëvendësimin e orëve të humbura shkaku i grevës. Nëse dështon edhe të shtunën e ardhshme zëvendësimi i orëve mësimore atëherë ministres së Arsimit duhet t’i kërkohet përgjegjësi dhe të shkarkohet menjëherë.

    Partia në pushteti erdhi në Qeveri për t’i zgjidhur të gjitha ”çështjet kombëtare e ndërkombëtare”, por po dështon në ekonomi, shëndetësi, diplomaci e më së shumti po dështon në arsim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!