×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Thirrjet për protesta për uljen e notës mesatare, janë thirrje për të mos e respektuar ligjin

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 15:21

    Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami ka thënë se bursat për studentët e universiteteve publike do të vëtëm sipas kritereve ligjore.


    Bajrami ka thënë se thirrjet e disa organizatave për uljen e kriterit të notës mesatare nuk ka mundësi të ndryshohet.

    “Është hapur konkursi për bursa për studentët e universiteteve publike. Janë përcaktuar kriteret ligjore dhe të njëjtat janë publikuar në njoftimet e MASHTI-it. Jam duke i lexuar reagimet dhe paralajmërimet e disa organizatave studentore se do të protestojnë pse s’e kemi ulur kriterin e notës mesatare. Nuk ka mundësi të ndryshohet ky kriter pasi është i përcaktuar me bazë ligjore”, ka thënë Bajrami.

    Ajo ka thënë po ashtu se thirrjet për protestë janë thirrje për të mos respektuar ligjin.

    “Thirrjet e juaj për protestë me kauzën që MASHTI duhet të ulë kriterin e notës mesatare për disa fakultete janë thirrje për të mos e respektuar ligjin. Nuk do ta bëj një gjë të tillë asnjëherë”, është shprehur Bajrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!