Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se opozita nuk i ka votat për të formuar një qeveri.
“Ne e dimë se nuk i kemi votat për qeverinë. Zonja Rexhepi ka deklaruar se nuk voton një qeveri tjetër, po ashtu edhe Elbert Krasniqi disa herë”, ka theksuar Bajrami.
Ajo ka shtuar se ka edhe deputetë brenda grupit të LDK-së që kanë shprehur hapur se nuk mbështesin formimin e një qeverie të opozitës.
“Ne kemi deputet në grupin që kanë deklaruar se nuk i kemi votat. Po, kemi [deputet që nuk e votojnë një qeveri të opozitës], po e saktë…Pjesa dërrmuese e tyre na thonë që nuk duan të na shohin në një qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini.
Ajo ka akuzuar Qeverinë Kurti në detyrë për mungesë të plotë bashkëpunimi me opozitën gjatë mandatit katërvjeçar, duke thënë se nuk është pranuar asnjë propozim nga partitë opozitare.
Bajrami ka theksuar se deklaratat e Kurtit vetëm e kanë thelluar hendekun mes LDK-së dhe LVV-së.
“Kurti nuk ka lënë hapësirë për një shteg të bashkëpunimit me asnjë parti politike. Për herë të parë në histori të Kuvendit, ka shkuar komplet mandati pa e marrë Qeveria e Kosovës as edhe një propozim nga opozita”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se vetëm një amendament i LDK-së ka kaluar gjatë katër viteve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.