×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami thotë se Teuta Rugova e ka konfirmuar votën për rrëzimin e Qeverisë

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 23:57

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se po presin votë nga dikush në pozitë për rrëzimin e Qeverisë.


    “Kërkesën për mocion s’e kemi bërë për show, po presim dikush nga pozita t’i thërras mendjes e t’i themi po rrëzimit të Qeverisë. Me 58 vota s’mund ta rrëzojmë qeverinë. Jemi në një situatë ku as qeveria s’i ka votat”, tha ajo në KTV.

    “Kur kryeministri nuk i ka votat, kërkon mocion votëbesimi. Kemi rastin e Theresa May. Por ne, po e presim dikë që ta japë votën për mocion mosbesimi”, tha ajo.

    Bajrami tha se e kanë edhe votën e Teuta Rugovës për rrëzimin e Qeverisë.

    “58 nënshkrime, përfshirë Rugovën, i kemi të konfirmuar”, tha ajo, duke shtuar se megjithatë janë në fazë të konsultimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!