×
  • Lajme
  • Lajme

    Balaj: Nga 28 nëntori të gjithë numrat i kthehen Valës, dërgimi në arbitrazh nga Z-Mobile i pabazuar

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 23:44

    Lamih Balaj nga Sindikata e Pavarur e PTK-së ka thënë se ka qenë e pritshme që Z-Mobile do ta dërgojë në arbitrazh Telekomin, por se thotë se kjo është e pabazuar.


    Sipas tij kontrata me ta nuk është shkëputur por ka skaduar.

    Balaj në Interaktiv të KTV-së ka potencuar se edhe ARKEP e ka thënë se licenca i jepet Telekomit dhe jo ndonjë kompanie tjetër.

    “Ne nuk kemi pasur obligim që ta vazhdojmë kontratën me ndonjë kompani. Më 9 gusht na është dhënë licenca për e re për 15 vjet. Ne e kemi parë që ka qenë kontratë e dëmshme ajo me Z-Mobile, kjo ka qenë e argumentuar dhe prandaj ne e kemi shkëputur kontratën. Më datën 30 korrik ka skaduar kontrata, i kemi bërë grupet punuese për vazhdimin e kontratës, ata nuk janë pajtuar. I kanë marrë 200 milionë nga Telekomi e kanë dashur t’i marrin përsëri”, ka thënë ai,

    Ai thotë se kanë besim në Gjykatat e Kosovës dhe do të vërtetohet që nuk ka nevojë për shkuarje në arbitrazh.

    Balaj, thotë se nga 28 nëntori të gjithë numrat do t’i kthehen Valës dhe nuk do të ketë më shërbime nga Z-Mobile.

    “Tash i kemi dy festa të mëdha 28 nëntori festë kombëtare gjithashtu po me këtë datë do të përfundojnë të gjitha shërbimet e Z-Mobile. Të gjithë numrat do t’i kthehen Valës’, ka thënë ai.

    “Unë nuk e shoh tragjike që na kanë dërguar në arbitrazh. Kur është lidhur kontrata me ta gjithçka ka qenë e ndërtuar mbi afera korruptive. Një çështje që e kemi humb në arbitrazh, kjo duhet të hapet nga gjykatat sepse nuk mund të anashkalohen gjykatat vendore e të shkohet në atë ndërkombëtarë. Kontesti është dashur të zgjidhet në gjykatat vendore”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!