×
  • Lajme
  • Lajme

    Duda Balje: Jo vetëm Vetëvendosje, por edhe partia ime ka kandidatë me mbiemrin Radonçiqi

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 16:03

    Lëvizja Vetëvendosje, dje publikoi listën e saj përfundimtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Por, në këtë listë ra në sy Bernarda Radoncic për shkak të mbiemrit të saj.


    Megjithatë, pas raportimeve për Radoncic, ka reaguar edhe ish-deputetja, Duda Balje.

    Ajo ka thënë se jo vetëm Vetëvendosje por edhe SDU ka kandidat me mbiemrin Radonçiqin.

    Ajo ka thënë se me krenari e paraqesin boshnjaken si kandidate për deputete.

    Shkrimi i saj i plotë:

    Jo vetëm VV, por edhe SDU ka Radonçiqin !

    Nuk është vetëm Vetëvendosje ( VV) që ka kandidatë me mbiemrin Radonçiq, e kemi edhe ne si parti ( SDU) boshnjake, dhe me krenari e paraqesim boshnjaken tonë si kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

    SDU dhe unë si lidere e partisë jemi shumë krenare me Fikreta Radonçiq!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!