×
  • Lajme
  • Lajme

    Balla pret delegacionin e Kuvendit të Kosovës: Mungesa e liberalizimit të vizave me Kosovën, një premtim i pa mbajtur i BE

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 13:30

    Në vijim të bashkëpunimit me Kuvendin e Kosovës, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u priti sot në Kryesinë e Kuvendit një delegacion të Komisionit për Legjislacionin, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës të kryesuar nga Adnan Rrustemi.

    Mediat në Shqipëri raportojnë se gjatë takimit me delegacionin kosovar, Balla theksoi nevojën për bashkëpunim mes grupeve parlamentare, komisioneve si dhe në kuadër të procesit të integrimit europian.

    “Mungesa e liberalizimit të vizave me Kosovën, i cili prej vitesh tashmë është një premtim i pambajtur i Bashkimit Europian, edhe pasi Kosova ka përmbushur kushtet,kërkon një adresim të shpejtë nga institucionet e BE-së”, deklaroi Balla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!