×
  • Lajme
  • Lajme

    BallkaniInfo: Ish-zëvendësministri Demi bëri shpenzime enorme me kartelë të shtetit

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 20:42

    Më 2 nëntor të vitit 2017 Besim Demi u pati emëruar zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.


    Si kuadër i ri në AAK, emërimi i tij ishte parë si befasi, megjithatë, tre vjet më vonë, Demi ka ndryshuar anë. Ai tash ia ka kthyer shpinën AAK-së, partisë që i dha pozitë të lartë shtetërore dhe hapur ka dalë në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

    Megjithatë, Demi përveç privilegjit të qenit i dyti në MMPH, ai ishte treguar edhe shpenzues i madh i parasë publike.

    Gjatë kohë sa ishte zv/ministër, Besim Demi nuk e kishte kursyer fare arkën e shtetit, duke tërhequr mijëra euro me kartelën zyrtare bankare të ministrisë.

    Ballkani.info merr vesh se Demi gjatë periudhës kohore 15.10.2019 e deri më 15.02.2020 i ka tërhequr nga bankat me kartelën e tij të zëvendësministrit mbi 17 mijë euro.

    Këto tërheqje të parave të taksapaguesve kosovarë, Demi kryesisht i bërë nëpër bankomate të ndryshme në qëndra tregtare.

    Burimet tona thonë ai gati në çdo qytet të vendit kishte bërë tërheqje parash nga kuleta e shtetit dhe se kjo i tejkalon të gjitha normat shpenzuese të një zv/ministrit.

    Në një raport të hartuar nga Instituti GAP për shpenzimet e ministrave dhe zëvendësministrave gjatë vitit 2020, del që Besim Demi ka tejkaluar edhe shpenzimet për dreka e darka nga shuma e lejuar me ligj.

    “Shuma e lejuar për shpenzime në dreka dhe darka zyrtare gjatë një viti për një zëvendësministër/re është 200 euro në muaj. Në radhën e zëvendësministrav/ev për vitin 2019, tejkalim të shpenzimeve mujore për reprezentacion kemi nga gjithsej 14 zëvendësministra/e, tre më pak krahasuar me vitin 2018.Shuma më e madhe e tejkaluar është për 498 euro në muajin shkurt nga Besim Demi, pastaj Aleksander Spasic për 471 euro, Bashkim Musliu për 352 euro,zëvendësministra në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë”, thuhej në raportin e GAP-it.

    Duke marrë për bazë të gjithë këto shpenzime, si me kartelë të shtetit, ashtu edhe për dreka dhe darka, Prokuroria që sot arrestoi 10 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, duhet të merret edhe me këtë fenomen të zhvatjes pa kontroll të parasë publike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!